Luka 9:28-36
Mesazhi kryesor i Jezusit ishte i qartë dhe i thjeshtë: “U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni në ungjillin!” (Marku 1:15). Një mbretëri është një vend nën sundimin e një mbreti dhe kur Jezusi foli për “mbretërinë e Perëndisë”, Ai po fliste për bekimet e jetës nën sundimin e Perëndisë.
Ata që jetojnë nën sundimin e Perëndisë, i përkasin mbretërisë së Tij dhe Jezusi e bëri të qartë se ky privilegj është i hapur për të gjithë. Kushti për të hyrë është që të pendohesh dhe të besosh lajmin e mirë. Nuk mund të shijosh përfitimet e mbretërisë nëse nuk përkulesh para Mbretit.
Jezusi ftoi shumë njerëz që ta ndiqnin, por Ai caktoi vetëm dymbëdhjetë prej tyre që të ishin apostujt e Tij. Roli i tyre i veçantë ishte të qëndronin me Jezusin, të predikonin dhe të dëbonin demonë (Marku 3:14-15). Ata kishin privilegjin të shihnin mrekullitë e Jezusit dhe të shkruanin ato që Ai tha dhe bëri.
Ndërsa udhëtuan me Jezusin, Ai i mësoi t’i bindeshin Perëndisë, ta donin njëri-tjetrin dhe të bënin një jetë me besim nën sundimin e Perëndisë.
Kur Jezusi ishte vetëm me këta dishepuj, Ai i pyeti: “Po ju, kush thoni se jam unë?” (Mateu 16:15). Pjetri doli përpara dhe foli për të tjerët: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë” (Mateu 16:16). Pas tre vitesh me Jezusin, dishepujt ishin të bindur se Ai ishte i Premtuari për të cilin kishte folur e gjithë Dhiata e Vjetër.
Jezusi zgjodhi këtë moment për t’u treguar dishepujve të Tij se çfarë po vinte: “Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, të hidhet poshtë prej pleqve, kryepriftërinjve dhe skribëve, dhe të vritet dhe të tretën ditë të ringjallet” (Luka 9:22).
Jezusi e dinte se çfarë e priste. Vuajtja që Ai duroi në kryq, nuk ishte një befasi për Të. Ai ishte gati. Ai erdhi “për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave” (Marku 10:45), dhe Ai shkoi në Jerusalem për të përmbushur atë qëllim.
Rreth një javë më vonë, Jezusi mori tre nga dishepujt e Tij në një natë lutjeje. Ata u ngjitën së bashku në mal dhe kur mbërritën në majë, Jezusi u tregoi Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit një copëz të së ardhmes. Ndërsa Jezusi po lutej: “pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme” (Luka 9:29).
Një shkëlqim i jashtëzakonshëm rrezatoi nga Jezusi dhe është e qartë se të tre dishepujt nuk kishin fjalë për ta përshkruar pamjen e Tij. Marku shkruan kujtimet e Pjetrit, i cili tha se rrobat e Jezusit dukeshin “të shndritshme dhe shumë të bardha, si bora, të tilla që asnjë rrobalarës mbi tokë nuk mund t’i zbardhojë” (Marku 9:3).
Këtë ngjarje e quajmë “Shpërfytyrimi”. Jezusi po u tregonte dishepujve të tij lavdinë në të cilën Ai do të hynte pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Dishepujt kishin nevojë ta shihnin këtë. Në ditët në vijim ata do ta shihnin fytyrën e Jezusit të goditur, të mavijosur, të fshikulluar dhe të rrahur. Ai do të shpërfytyrohej aq shumë, sa nuk do ta njihnin dot (Isaia 52:14).
Një kurorë me gjemba do të vendosej me forcë mbi kokën e Tij. Dhe pas gjashtë orësh që do të qëndronte i varur në kryq, drita në fytyrën e Tij do të shuhej, dhe sytë e Tij do të mbylleshin për vdekje. Dishepujt kishin nevojë të dinin se ky nuk do të ishte fundi, prandaj Jezusi u dha atyre një mundësi që t’i hidhnin një shikim lavdisë, që vinte pas kryqit.
Dy burra, Moisiu dhe Elia, u shfaqën bashkë me Jezusin. Ata përjetuan lavdinë, që rrezatonte prej Tij. Kjo duhet të ketë qenë krejtësisht mahnitëse për dishepujt. Kishin kaluar një mijë e pesëqind vjet nga vdekja e Moisiut, dhe rreth shtatëqind vjet nga vdekja e Elias, e megjithatë ja ku ishin duke përjetuar shkëlqimin e lavdishëm të Jezusit.
Kjo ishte më shumë sesa mund të përballonin dishepujt në atë kohë, por ishte treguesi më i qartë se vdekja nuk do të ishte fundi për Jezusin ose për njerëzit e Tij. Një lavdi e madhe i priste.
Por momenti më dramatik në këtë përjetim nuk kishte ardhur ende. Ndërsa dishepujt po flisnin me Jezusin, një re i mbuloi ata. Dishepujt menjëherë e kuptuan se çfarë po ndodhte. Prania e të Gjithëpushtetshmit zbriti mbi malin Sinai në një re, kur Ai i dha Moisiut Dhjetë Urdhërimet. E njëjta re e pranisë së Perëndisë kishte mbushur tempullin në ditët e Salomonit. Tani reja e pranisë së Perëndisë po vinte tek ata. Dishepujt u tmerruan dhe ranë përtokë derisa Jezusi i ngriti (Mateu 17:6-7).
Kur Perëndia zbriti për t’u takuar me Moisiun në malin Sinai, Ai foli me një zë të dëgjueshëm. Tani zëri i dëgjueshëm i Perëndisë u dëgjua përsëri: “Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni” (Luka 9:35).
Dishepujt nuk mund të kishin kërkuar për një përligjje më të qartë të besimit të tyre në Zotin Jezu Krisht. Ata kishin qenë dëshmitarë të kundërshtimit që Jezusi kishte hasur nga ata që pretendonin se ishin ekspertë të Ligjit të Moisiut. Por tani ata kishin parë vetë Moisiun të shfaqej si një dëshmitar i drejtpërdrejtë i pretendimeve të Jezusit.
Për më tepër, Perëndia Atë kishte folur me zë të dëgjueshëm duke pohuar se Jezusi është me të vërtetë Biri i Tij dhe duke i udhëzuar dishepujt që ta dëgjojnë Atë. Disa e konsideronin Jezusin si një mësues të shkëlqyer, një mrekullibërës, ose profet. Të tjerë e shpërfillën si të pushtuar nga demonët. Por Perëndia Atë e pohoi atë si Birin e Tij.
Më vonë, apostulli Gjon shkroi këto fjalë për Jezusin: “Dhe Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë” (Gjoni 1:14).
Lavdia e Shpërfytyrimit e përgatiti Jezusin dhe dishepujt për atë që i priste në Jerusalem. Kjo histori na çon në një luginë tjetër të errët.
28 Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre fjalëve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.
29 Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
30 Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,
31 të cilët, u shfaqën në lavdi, i flisnin për largimin e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
32 Por Pjetri dhe shokët e tij ishin të rënduar nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që qëndronin bashkë me të.
33 Dhe ndodhi që, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: “Mjeshtër, për ne është mirë të rrimë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”; pa e ditur se ç’thoshte.
34 Por ndërsa po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.
35 Dhe erdhi një zë nga reja duke thënë: “Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni.”
36 Dhe ndërsa u bë ky zë, Jezusi u gjet vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç’kishin parë.
Përdore këtë pyetje për t’u përfshirë më thellë me Fjalën e Perëndisë. Diskuto rreth saj me një person tjetër, ose përdore atë si një pyetje personale reflektimi.

Join 35,000+ people who get ‘Open Weekly’. Every Wednesday, you’ll get hand-picked resources designed to inspire, encourage, and challenge you in opening your Bible.
The thief’s story of salvation is one that begins, literally, on the brink of hell. The pain this man had experienced throughout his life fueled his hate for God, so much so that he detested the man hanging there on the cross beside him. But then, for the first time, he began to fear God.
If you’ve found yourself in a similar place, there is hope. Hope because heaven is real, hope because we have a Savior, and hope because all you have to do is accept Jesus’ invitation.
Do you want to understand the Bible story? 📖
Pastor Colin Smith’s upcoming event FLY THROUGH THE BIBLE, is a high-altitude exploration of the entire Bible story. This brief introduction to the Bible will help you grasp who God is, who you are, who Jesus is, and what He offers to you!
Coming to 4 cities this fall:
Will you join us?

It looks like you're viewing the site from outside the US. Click below to visit our UK site or close this pop-up to view the international site.